Sekuestrohen pasuritë e 2 vëllezërve në Tiranë Arjel dhe Oltjon Legisi, njëri i dënuar e tjeri i kërkuar në Spanjë për trafikim të miturish dhe prostitucion.
Sipas informacioneve, policia ka sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.
Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të vëllezërve.
Nga të dhënat e marra Arjel Legisi është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon Legisi, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.