Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

2021/10/15 at 9:05 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
 Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS. Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkpunëtorja e tij më e afërt. Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.  Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.

Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./REL

Etiketa: arrestimserbizyrtarja

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Djali i Erdogan: Europa nuk do të ekzistojë më

Djali i Erdogan: Europa nuk do të ekzistojë më

Video/Koleksionisti: Rama i dënuar në Paris për vjedhje ikonash, numri i burgut  

Video/Koleksionisti: Rama i dënuar në Paris për vjedhje ikonash, numri i burgut  

Rusia pretendon se SHBA-ja u përpoq të shkelte ujërat e saj territoriale

Rusia pretendon se SHBA-ja u përpoq të shkelte ujërat e saj territoriale

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com