Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje ne rrugët e vendit.
Sipas policisë, një automjet është përplasur me një barrierë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz.
“Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al