Krahas Covid-it vendi ynë gjatë muajve në vijim pritet preket edhe nga gripi. Ekspertët thonë se ndryshe nga viti i shkuar ku mbizotëruan vetëm koronaviruset, këtë vit rreziku për qarkullimin e viruseve gripale është më prezent.
“Vjet nuk kemi pasur grip, por duhet të kemi parasysh që vjet kishim një mbyllje më të madhe, eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore pavarësisht mbylljes që ata kanë patur apo të dhënat vendet e tjera europiane, flasin për qarkullim të gripit. Aktualisht nuk kemi izolim të rasteve me grip, por kjo nuk do të thotë që nuk qarkullon, këtë vit mendohet që mund të kemi bashkëqarkullim të Covid dhe grip…”
Por çfarë ndodh me pandeminë në rastin kur nis qarkullimi i gripit?
“Qarkullimi i gripit rëndon pandeminë, nëse kemi dy sëmundje respiratorë natyrisht pesha mbi spitalet rrit, pasha mbi sistemin rritet dhe pasha mbi familjet rritet, ndaj vaksinimi i gripit të mbron nga format e rënda…”
Për ta përballuar sezonin e dimrit me dy viruse repiratore në qarkullim ka vetëm një zgjidhje.
“Për këtë arsye kërkohet vaksinim dhe ndaj gripit dhe ndaj Covid dhe të dyja vaksinat mund të kryen paralele”.
Vaksina e gripit do të jetë në Shqipëri brenda Tetorit dhe ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë injektimin e saj tek e gjithë popullata mbi 6 muaj, por se pari tek personat me risk të lartë.
Tv Klan