Nga foltorja e kuvendit, kreu i PD Lulzim Basha ka debatuar me Kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme i ka përmendur përplasjet me Berishën.
Ndërsa të dy palët kanë akuzuar njëri-tjetrin për korrupsion (në periudhat përkatëse të qeverisjes) Basha tha ndër të tjera se PD do ta çojë deri në fund pastrimin dhe se ai nuk pështyn në 16 vitet e partneritetit me Berishën.
“Më i keqi dhe hajduti i qeverisjes sonë nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Ne e kemi nisur dhe do ta çojmë në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën, nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, që ty të eksiton ndoshta në cdo sens, të përbaltjes, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time cfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës jo thjeshtë për demokratët. E di që ka një rrugë dhe ajo ka nisur dhe fatkeqësisht ajo rrugë të merr edhe ty tatëposhtë dhe nuk e fuqinë mbi tokë të të ndalë. Nuk ka zot që të shpëton” tha Basha./Opinion.al