Rënia e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë të këtij viti në zonën juglindore të vendit. Malet e Voskopojes, Dardha, Mali i Gramozit, por dhe Mokra në Pogradec janë zbardhur nga dëbora këtë mëngjes të 14 tetorit.
Ndërkohë, temperaturat në qytetin e Korçës kanë zbritur deri në 3 gradë Celsius. Dita e sotme do të dominohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut thuajse në të gjithë territorin e vendit./Opinion.al