Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 20 qytetarë nga COVID-19.
Po gjatë këtij harku kohor, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 412 raste të reja nga 3 567 testime të kryera.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 195.542 raste me koronavirus, mes të cilëve janë shëruar 182.078, ndërsa kanë vdekur 6.875.