Këshilli i ministrave miratoi projekt-vendimin e veçantë që do të paraqitet ne parlament lidhur me daljen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për kërkimin e Eurobondit, ose thënë ndryshe huamarrjes. Ministrja e Financave Delina Ibrahimi tha ndër të tjera se bëhet fjalë për një vlerë 500- 700 milion euro që do të shkojë në buxhetin e shtetit për arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.
Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta. Eurobondi do të emetohet nga 500- 700 milion euro. Do të dalim në treg nga fillimi i muajit nëntor.Huamarrja do të merret për të financuar buxhetin për arsimin, shëndetsinë, infarastrukturën, për të garantuar mbështetje buxhetore. Do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore.”, tha Ibrahimi./Opinion.al