Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kukësi i ka dërguar mesazhe të qarta Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në fjalën e tij gjatë “Foltores” Berisha është shprehur se në Shqipëri do të njihen të gjitha gjenocidet e bëra nga Serbia, jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri.
Ndër të tjera Berisha rikujtoi se Rama një vit më parë refuzoi që të miratonte rezolutën që dënonte gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe tha se Kryeministri është vasal i Vuçiç.
“Jo tetë vite, por as tetë ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë. Që nga Enver Hoxha deri sot, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër antinjerëzor dhe antishqiptar si Edi Rama. Ky zotëri nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë me shumicën e tij ai refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, sepse e urdhëronte padroni i tij Aleksandër Vuçiç.
Dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, se do të njihen në Tiranë të gjitha gjenocidet e Serbisë. Ndaj përgatitu Sllobodan edhe njëherë, jo vetëm gjenocidet në Kosovë por dhe në Shqipëri do të dënohen gjenocidet e shëmtuara. E bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe dhe të mos rrethojnë me take Europës. Rama në këto tetë vite, në vend që të ndjek nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit të Ballkanit të Hapur që e udhëheq padroni i tij Vuçiç. Nisma e Ballkanit të Hapur është vasalitet ndaj Serbisë dhe rrethim i Kosovës”, tha Berisha./Opinion.al