Ministrja britanike Wendy Morton ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi të publikuar sot në rrjetet sociale ministrja Morton e ka konsideruar këtë takim si produktiv, teksa thekson se partitë opozitare mund të luajnë një rol më të fortë në Parlament për të forcuar demokracinë dhe siguruar që zërat e qytetarëve të përfaqësohen.
“ Një diskutim produktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.
Partitë opozitare mund të luajnë një rol të fortë në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të siguruar që zërat e të gjithë qytetarëve të përfaqësohen.”- shkruan ajo./Opinion.al