Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në rrugët e vendit. Një furgon mallrash është përplasur me një makinë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familjeje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, ndërkohë që si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.
Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë. 4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të plagosur, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burimet spitalore për news 24 bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.