Më shumë se gjysma e votuesve të Partisë Demokratike kundërshtojnë vendimin e Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Vetëm 23% e tyre mbështesin vendimin e Bashës.
Por vendimi i Bashës duket se gjen mbështetje në popullsi.
Të pyetur nga Euronews Albania dhe MRB mbi çështjen Basha-Berisha, thuajse gjysma e shqiptarëve janë dakord me vendimin e Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Vetëm 28% e tyre nuk janë dakord.
Pavarësisht kësaj, 43% e shqiptarëve nuk e shohin largimin e Berishës, si tregues të një pakti të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Vetëm 18% e shqiptarëve besojnë tek një marrëveshje e fshehtë mes tyre./Euronews