Restoranti i shqiptarit, Rene Redzepi me vendodhje në Danimarkë është zgjedhur më i miri në botë për vitin 2021.
Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmim të parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.
Noma dhe themeluesi i saj, Rene Redzepi, janë të njohur për krijimin e një kuzhine të re Nordike duke u kthyer në një frymëzim për një brez të tërë kuzhinierësh në të gjithë botën. Noma u votua si restoranti më i mirë në Botë edhe në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2014.
Tashmë ky restorant po mahnit për menytë inovatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.
Në një postim në Twitter në faqen e restorantit pas marrjes së çmimit shkruhej: Sa moment i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë.
Këto janë 10 restorantet më të mirë në botë për vitin 2021
- Noma – Kopenhagë, Danimarkë
- Geranium – Kopenhagë, Danimarkë
- Asador Etxebarri – Atxondo, Spanjë
- Central – Lima, Peru
- Disfrutar – Barcelonë, Spanjë
- Frantzen – Stokholm, Suedi
- Maido – Lima, Peru
- Odette – Singapor, Japoni
- Pujol – Mexico City, Meksikë
- The Chairman – Hong-Kong, Kina