Situata e pandemisë në Kosovë është paraqitur e qëndrueshme këtë të mërkurë. Në 24 orët e fundit raportohet vetëm për një viktimë dhe 41 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu bëhet e ditur se 198 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive janë 1,737.
Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit.
Mbi 579,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza, ndërsa mbi 817,000 janë të vaksinuar me dozën e parë./Opinion.al