Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pezulluar nga detyra dy specialistë të burgut të Reçit në Shkodër.
Sipas ministrit të Drejtësisë, janë pezulluar nga detyra Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Vendimi vjen pas publikimit të skandalit, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.
Ministri Manja kërkoi edhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.