Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku një automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”,dhe si pasojë janë lënduar 4 persona.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al