Një hetim në Kishën Katolike Franceze ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve.
Një komision i pavarur që drejtoi hetimin thotë se 2.900-3.200 pedofilë kanë mbajtur pozicione brenda kishës që nga vitet 1950.
Raporti i komisionit do të dalë të martën pas dy vitesh e gjysmë kërkimesh bazuar në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me dëshmitarët.
“Është e dhimbshme për shkak të asaj që pësuan viktimat. Sa i përket abuzuesve, kam turp, jam i skandalizuar, nuk mund ta kuptoj”, tha Kryepeshkopi d’Ornellas, i Kishës Rennes, Dol dhe Saint-Malo.
Raporti, i cili ka 2.500 faqe, do të përpiqet të përcaktojë numrin e dhunuesve dhe të viktimave.
Ai gjithashtu do të shikojë “mekanizmat, veçanërisht ata institucionalë dhe kulturorë” brenda Kishës që lejuan pedofilët të qëndrojnë, dhe do të ofrojë 45 propozime.
Komisioni u krijua në vitin 2018 nga Konferenca Ipeshkvore e Francës në përgjigje të një numri në rritje të pretendimeve historike për abuzime seksuale.
Përfaqësues nga grupet e viktimave pritet të jenë të pranishëm kur raporti të publikohet zyrtarisht.
Në qershor, Papa Françesku tha se kriza e abuzimit seksual në Kishën Katolike ishte një ‘katastrofë’ në mbarë botën./Opinion.al