Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ Do të shisnin drogën për rreth 40 mijë euro, prangosen 4 persona

2021/09/30 at 11:14 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Do të shisnin drogën për rreth 40 mijë euro, prangosen 4 persona

Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike, cannabis sativa në kuadër të operacionit  “Porositësit”.

Ky operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, bëri të mundur sekuestrimin e rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, që do shitej kundrejt vlerës monetare 38.800 euro.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë 4 poseduesit e lëndës narkotike, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

  • Admir Dedja, 25 vjeç
  •  Beart Ismailaj, 24 vjeç
  •  Hismet Toro, 33 vjeç
  • Misim Koldashi, 55 vjeç (i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike)

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të ushtruara, goditet dhe një rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në pronën e njërit prej shtetasve të arrestuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacione të mara në rrugë operative se disa shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Porositësit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç (i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike), të gjithë banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas vëzhgimit të pandërprerë dhe informacioneve të siguruara nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve dhe agjentët e Forcave Operacionale. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të shisnin, kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u gjet në garazhin e banesës së shtetasit Misim Koldashi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në pronën e shtetasit Misim Koldashi, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogedurresprang

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
Bota

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

7 Tetor, 2025 5:22 pm
Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
Sport

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

7 Tetor, 2025 4:20 pm
OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
Kronikë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

7 Tetor, 2025 2:17 pm
Para
Ahmetaj: Rritet ekonomia me 17.9%,  trend i shërimit

Ahmetaj: Rritet ekonomia me 17.9%, trend i shërimit

“Lirohet” Britney Spears, i ati nuk është më kujdestari i saj ligjor

“Lirohet” Britney Spears, i ati nuk është më kujdestari i saj ligjor

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Kam besim tek Autoriteti i Konkurrencës

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Kam besim tek Autoriteti i Konkurrencës

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit. Grupi nuk ka qenë i plotë,...

Lexo më shumë

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
7 Tetor, 2025

Amal Barka, 37 vjeçe, dëshiron vetëm dy gjëra. "Paqen. Dhe të kthehem në shtëpi". Që kur ka nisur lufta, na...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
7 Tetor, 2025

Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 25 minuta, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar dhe 6 kandidatët për zgjedhjet...

Lexo më shumë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
7 Tetor, 2025

Ilirjan Celibashi shkoi në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e 2025, por aktualiteti politik, sidomos për zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com