Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.
Oficeri Saimir Hoxha, 44 vjeç, u vra të martën pasi u qëllua me dy plumba, një në zemër dhe një në qafë, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit u arratis për disa orë, por kur pa që u rrethua tentoi të vetëvritej. Për pasojë mori plagë të rënda në kokë dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm./Opinion.al