Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Çuçi thotë se grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje.
Ministri tha se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.
Ai shprehu ngushëllime për familjen Hoxha, teksa tha se Policia e Shtetit do të vijojë aksionet kundër narkoitkëve dhe paligjshëmrisë.
Autori i krimit ndodhet në spitalin e Traumës, pasi pas rrethimit nga RENEA dhe FNSH tentoi vetvrasjen./Opinion.al