Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncoi dietat false, shefin e punësimit e heqin nga puna

2021/09/27 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Denoncoi dietat false, shefin e punësimit e heqin nga puna

Emisioni “Stop” shkoi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i Sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncoi faktin se në 30 Tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale.


Në fakt, zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korçës u bënë sikur kishin qëndruar dy net, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.

“Kemi qenë në një seminar në Gjirokastër. Kemi konstatuar një shkelje ligjore. Falsifikim dietash të cilat në koordinimin e dietave që kishte Drejtoria Rajonale nuk korrespondonin. Kemi qenë në datën 30 Tetor të vitit të shkuar dhe kemi qëndruar një natë. Në Drejtorinë Rajonale rezulton që kemi marrë 2 net.

Dietë ka marrë edhe një person që nuk ka qenë në trajnim dhe ai është Ilirjan Kanari. Vetë përgjegjësja e sektorit shprehet se ai person ka marrë leje se kishte bashkëshorten e sëmurë”.  

Denoncuesi: Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja: E, nuk ishte.

Denoncuesi: Nuk ishte?

Përgjegjësja: Jo!

Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.

Auditi: Pse s’e vendos në dijeni drejtoreshën për falsifikimin? Kjo është gjë e rëndë.

Denoncuesi: Kë drejtoreshë?

Auditi: Drejtoreshën e madhe, për falsifikimin.

Denoncuesi: Po e kam vënë me email, pra.

Drini tregon se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim.

Auditi: Jo, për falsifikim s’kam asnjë gjë unë. Do e kisha fut dhe falsifikimin unë.

Denoncuesi: O Anisa, luhet me lojtar, nuk luhet me stok. Pse bërtet? Nuk po ju bërtas, se kam mënyrën e të folurit.

Auditi: Unë nuk e kuptoj, pse bërtet, se akoma po më dhembin veshët.

Denoncuesi: Tani ju doni të kapeni pas pjesës së zërit. Ju kërkoj ndjesë, pra. Ca t’ju them tani?!

Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e Përgjithshme, Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin.

“E gjithë kjo histori e ka qëllimin dhe tendencën që të largohem nga puna”, tha denoncuesi.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Punësimit Korçë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.  Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.

Përgjegjësja: Ne drejtoreshën nuk e kemi.

Gazetarja: S’ka problem. E bisedoj me ju.

Përgjegjësja: E kemi në një trajnim dhe nuk jemi të autorizuar të flasim.

Gazetarja: Në fakt ankesa vjen nga Përgjegjësi i sektorit të Pogradecit, përsa i përket disa dietave të Gjirokastrës, që ju keni qenë në seminar.

Përgjegjësja: Nuk jam personi kompetent, pasi nuk jam Përgjegjëse e Sektorit Mbështetës.

Gazetarja: Ju jeni shumë mirë në dijeni.

Përgjegjësja: Nuk jam përgjegjës i sektorit të financës.

Gazetarja: E financës, ku është?

Përgjegjësja: Nuk është. Është në pension.

Gazetarja: Është bërë një dietë, që nuk ka qenë prezent zotëria. Ilirjani nuk ka qenë prezent në seminar dhe ka marrë dietë.

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë..

Gazetarja: Kush do më përgjigjet? Kush?

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë e sektorit, që mbuloj unë.

Gazetarja: Kush sektor do më përgjigjet, pra? Sektori i administrimit?

Përgjegjësja: Nuk është përgjegjësi i sektorit të administrimit.

Gazetarja: Atëherë?

Përgjegjësja: Mund të largohesh, sepse… Po nuk largohem pa marrë një përgjigje. Për sektorin e financës, kush e mban përgjegjësinë? Kështu do fshiheni, se po më bën të dyshoj tani?

-Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja e sektorit: Jo, nuk ishte.

Gazetarja: E dëgjuat besoj?

Përgjegjësja e sektorit: Nuk kam qenë prezente. Të lutem mos i kalo kompetencat!

Gazetarja: E paskeni si refren kalimin e kompetencave, se dhe Drinit kështu i keni thënë, që kalon kompetencat, kur çon problematika në Drejtori të Përgjithshme.

Përgjegjësja e sektorit: Dakord! Vazhdo! Nuk përgjigjem për pjesën e Drinit. Edhe një herë !Largohu!

Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë.

Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg.

Denoncuesi: Po pjesa “Të nisi procedimi i masës disiplinore”?

Auditi: Jo, jo! Ta formuloj prapë, “Për shkelje të Kodit të Etikës”.

Denoncuesi: Në qoftë se e kam ofenduar, absolutisht që po. Në qoftë se ma konstaton që e kam ofenduar, absolutisht që po! Domethënë do niset procedim disiplinor për mua?

Auditi: Më kupto ca po them! Nuk po them këtë.

Vetë Drini komunikoi me punonjësin e auditit.

Denoncuesi: Po më heqin nga puna për shkakun tënd.

Auditi: E para, ti kujton, se jam unë. Ca jam unë? Unë jam askushi!

Denoncuesi: Po pse i bën ato more Alban? Vërejtje me paralajmërim dhe unë s’jam në dijeni fare. Për shkak të auditit, se të paskam ofenduar ty.

Auditi: E para, nuk na ke ofenduar ne. Në letra kemi thënë vetëm; ca janë këto “krevate”, që përdor? Kush ta ka përmend krevatin ty?

Denoncuesi: Po s’e përmende atë?

Auditi: Ma gjej, ku e ke të regjistruar?

(Regjistrim nga mbledhja)

Auditi: Jam i detyruar ligjërisht ta verifikoj falsifikimin.

Denoncuesi: Pse mo Alban, sot e more vesh këtë gjë ti?

Auditi: Ku ta merrsha vesh unë? Në krevat? Nuk kam thënë krevat unë, se nuk jam bastard, të dal nga profesioni. Të thashë, mos i ofendo titullarët!

Denoncuesi: Për çfarë i ofendova?

Auditi: Po i the, do shkosh në burg.

Denoncuesi: Po do shkojë, se ka bërë shkelje.

Auditi: Të dhamë të drejtë, që dietat janë false dhe do kthehen? A të dhamë të drejtë? Dietat ishin false. Nuk ta dhamë ne vërejtjen. Vërejtjen ta dha dikush tjetër. Mos ia fut kot! Nuk firmosim ne vërejtje. Firmos Drejtori i Përgjithshëm. Nuk kam lidhje fare unë. Po u shkruajt një raport dhe e mori i madhi, ai e vendos nuk e vendosim ne. Kaq! Na fshi ne nga lista. Nuk ekzistojmë ne fare. Ne jemi vetëm delet, që vëmë firmat. Ça do më tepër? Është shefi i madh për raportet, që ke ndërtuar ti. Unë di, që ta kanë ofruar si mundësi, që mos bëj zhurmë. Pse bën zhurmë?

Denoncuesi: Po jo, se nuk i pranoj ato gjëra të atilla. Atje shkruhej mbështetur në raportin e auditimit jepet vërejtje me…

Auditi: Kështu shkruhet gjithandej…Ne na kap…, O Drini, nuk të flas dot!

Pasi “Stop” shkoi në Drejtorinë e Korçës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e Kodit të Etikës dhe kalimin e kompetencave.

Etiketa: denoncimpunastop


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Marrëdhënie jo të mira me Albin Kurtin? Rama: Sajesë mediatike

Marrëdhënie jo të mira me Albin Kurtin? Rama: Sajesë mediatike

Mbërrijnë 29,250 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 29,250 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Dialogu, Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Dialogu, Rama: Serbia duhet t'i kërkojë falje Kosovës
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com