Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Theth.
Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë, se një person i identifikuar me inicialet G.T ka mbetur i plagosur në këmbë.
Mësohet gjithashtu se i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore teksa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Policia është duke hetuar për ngjarje.
Njoftim:
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al