Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga binarët në shtetin amerikan të Montanës.
Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me këtë tren.
Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i të plagosurve. Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga binarët. Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti.
Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim mbi incidentin. Në vitin 2018, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 3 persona, pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin./ Opinion.al