Dhjetë persona që morën pjesë në protestën kundër vaksinimit për COVID-19, janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës.
Të proceduarit janë A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.
Ata akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./Opinion.al