Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ka deklaruar se ata janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Jugun nëse ajo përfundon “politikat e saj armiqësore”.
Në këtë mënyrë Kim Yo-jong-un po i përgjigjej një thirrjeje të vazhdueshme të Koresë së Jugut për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane.
Konflikti, i cili e ndau gadishullin në dysh, përfundoi në 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje.
Të dy vendet kanë qenë teknikisht në luftë që atëherë provokimet mes tyre nuk kanë ndaluar.
Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae -in u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre – SHBA që mbështesin Jugun dhe Kinës që është partneri më i madh ekonomik i Veriut – të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull.
Ideja u hodh poshtë fillimisht nga një ministër i Koresë së Veriut si “e parakohshme”.
Por në një deklaratë të papritur të dhënë të Premten përmes mediave shtetërore, zonja Kim tha se ideja ishte “e admirueshme”, transmeton BBC.
Megjithatë ajo shtoi se Veriu do të ishte i gatshëm të diskutonte propozimin nëse Jugu ndalonte atë që ajo e quajti “politika armiqësore” ndaj tyre.
“Ajo që duhet hequr dorë është qëndrimet dypalëshe, paragjykimet jologjike, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojmë ushtrimin tonë të drejtë të së drejtës për vetëmbrojtje,” tha ajo në një deklaratë.
“Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës.”
Në fillim të këtij muaj, Koreja e Jugut testoi raketën e saj të parë balistike të lëshuar nga nëndetëset, vetëm disa orë pasi Veriu testoi armën e tyre, duke i dhënë fund shpresave se marrëdhënia mes tyre mund të normalizohej.
Perspektiva e përfundimit të një lufte më shumë se 70-vjeçare në gadishullin Korean ka qenë shpresa e kësaj administrate në Seul për gati 5 vjet dhe kryesisht e Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.