Një i moshuar është kapur në flagrancë nga agjentët e policisë së Shtetit duke kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.
Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme i moshuari po kujdesej për bimët që ishin mbjellë në një cep të një are dhe kamufluar pas një shkurreje të madhe.
E teksa policia i ka shkuar të moshuarit në fshehtësi dhe e ka zënë në flagrancë teksa ujiste bimët, ai fillimisht nuk i ka vënë re që këta të fundit kanë qenë efektivë dhe madje i ka përshëndetur: “Si u gdhive?”
Më pas i moshuari kur ka vënë re se policia kishte mbërritur aty ka hedhur tubin e ujit nga dora./Opinion.al