Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të kthehet andej nga ka ardhur dhe të mos qëndroj në krye të PD.
Berisha është shprehur nga Fieri se ka mbështetur Bashën, por thekson se nuk e ka ditur se ishte i pabesë.
Sipas ish-kreut të PD, Basha nuk mblodhi forumet për të diskutuar lidhur me vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, pasi do të humbiste.
“Basha është mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka bërë kush kurrë një partie atë i bëri ky. Ndoshta kishte akumuluar ndaj meje se unë çdo gjë i thoja, në gjithçka isha zëri juaj. Natyrisht, pengesën që të mos përfshihesha në jetën e brendshme të partisë se isha i tërhequr,por kam qenë zëri juaj. Bëja gjithçka që ai të fitonte, pa më shkuar mendja se është kaq parimor dhe i pabesë, bëri një akt amoral. Pse amerika vlerëson pabesinë, kurrkund, por le ta vlerësoj kush të dojë ne jemi kombi i besës. Po çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen zotëri”,-tha Berisha./Opinion.al