Gjatë ditës së sotme do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave në vend ku zonat veriore dhe zona të izoluara në qendër të vendit rrezikohen nga momente me pika shiu.
Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshme të motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita do të ruaj vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al