Mediat helene shkruajnë se shërbimet sekrete greke dhe qeveria greke parandaluan një atentat ndaj liderit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018, dhe para se Parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimin e Kushtetutës me 80 vota.
Atentati u zbulua nga burimet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë në atë kohë, që kishte lidhje edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila kishte gjithashtu ka një rol të rëndësishëm.
Sipas burimit, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.
Opozita e udhëhequr nga VMRO, nën drejtimin e Mickowski (i cili zëvendësoi Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, shkruajnë mediat greke.
Asokohe, shumë organizata maqedonase, të Australisë dhe Kanadasë, jo vetëm që kanë shprehur revoltën dhe zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagime në përpjekeje për të ndaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në parlament.
Shërbimet e inteligjencës greke, njoftuan kryeministrin greke të atëhershëm, Aleksis Cipras, se një komplot për atentat po thuret ndaj kryeministrit maqedonas.
Cipras, njoftoi shërbimet e inteligjencës amerikane. Në të njëjtën kohë, shërbimet amerikane konsideruan se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti” .
Përpjekja dyshohet se u financua nga disa organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët u shfaqën në Shkup, si agjentë tregtarë ose si drejtues të medias.
Kryeministri i atëhershëm i Greqisë udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj dhe Ministrin e Jashtëm të atëhershëm, Nikola Dimitrov, dhe përmes “kanaleve” të tjera, u informua Zoran Zaev.
SHBA morri në mbrojtje kryeministrin e Shkupit dhe u dërgoi mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së se ata “e dinë” për sulmin.
Në ato muaj, Zoran Zaev kishte një mbrojtje të barabartë me atë të presidentit amerikan.