Episodet e dhunës nuk mungojnë në sport në vendin tonë.
Mësohet se diçka e tillë ndodhi në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit, e vlefshme për peshën deri në 75 kilogramë.
Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë tifozë e boksierëve të të dy ekipeve kanë zbritur në parketin e pallatit të sportit në Shkodër dhe janë përplasur fizikisht.
Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke sjellë përleshje jashtë ringut.