Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA shqyrton kërkesën për miratimin e dozës përforcuese të vaksinës

2021/09/17 at 9:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA shqyrton kërkesën për miratimin e dozës përforcuese të vaksinës

Paneli këshillues i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) po mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e kompanisë Pfizer-BioNTech për të ofruar dozën e tretë përforcuese të vaksinës për COVID-19 për pacientët 16 vjeç e lart.


Në një takim të hapur njëditor, Komisioni Këshillues i Pavarur i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të lidhura me vaksinat ((VRBPAC)) do të debatojë nëse një dozë përforcuese është e sigurt për përdorim të gjerë dhe nëse është e nevojshme dhe efektive në përmirësimin e nivelit të mbrojtjes kundër COVID -19-ës.

Në fillim të kësaj jave, kompania Pfizer i dorëzoi të dhëna FDA-së që thonë se efikasiteti i vaksinës së saj bie me rreth gjashtë përqind çdo dy muaj pas dozës së dytë, duke e bërë një doze përforcuese pas gjashtë muajsh të sigurt dhe efektive në rritjen e mbrojtjes kundër virusit që shkakton COVID-19-ën.

Komisioni pritet të votojë të premten nëse doza përforcuese është e sigurt dhe madje edhe nëse ajo është e nevojshme. FDA nuk është e detyruar të ndjekë rekomandimet e panelit, por në përgjithësi ajo e bën një gjë të tillë. Javën e ardhshme, paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të analizojë më në hollësi se kush duhet të marrë një dozë përforcuese dhe kur.

Ndërkohë, Franca ka pezulluar 3,000 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19-së deri në afatin e 15 shtatorit të caktuar nga qeveria.

Disa dhjetëra, prej 2.7 milionë punonjësve shëndetësorë të vendit, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, zgjodhën të japin dorëheqjen, në vend që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.

Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë nuk ishin të vaksinuar në korrik kur Presidenti Emmanuel Macron njoftoi afatin e 15 shtatorit për të pasur të paktën një dozë të vaksinës.

Ministri Veran tha se shumica e punonjësve të pezulluar punonin në shërbime dytësore dhe shumë pak mjekë dhe infermierë ishin në mes të të pezulluarve.

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste infektimesh me Covid dhe më shumë se 116,000 vdekje.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkluara, në shtetin amerikan të Ajdahos, spitalet kanë filluar ta kufiojnë kujdesin shëndetësor “sepse rritja masive e pacientëve me COVID-19, që kanë nevojë të shtrohen në spital në të gjitha zonat e shtetit ka tkurrur burimet ekzistuese,” tha Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies në Ajdaho të enjten.

“Situata është e tmerrshme – nuk kemi burime të mjaftueshme për të trajtuar pacientët në spitalet tona, pavarësisht nëse shtrohesh për COVID-19 ose një goditje në zemër ose për shkak të një aksidenti automobilistik,” tha Drejtori i Departamentit, Dave Jeppesen në një deklaratë.

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë situate “është që më shumë njerëz të vaksinohen,” tha zoti Jeppesen. “Kjo zvogëlon në mënyrë dramatike shanset për të shkuar në spital nëse sëmuresh nga COVID-19.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë janë takuar me prodhuesit kryesorë të vaksinave COVID për të hartuar strategji për të përmirësuar qasjen ndaj vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Qëllimi i koalicionit është të vaksinojë të paktën 40% të personave në çdo vend deri në fund të këtij viti dhe të paktën 60% deri në mesin e vitit 2022.

OBSH tha se arritja e objektivit është “kritike për t’i dhënë fund pandemisë dhe për rimëkëmbjen ekonomike globale.”

 

Etiketa: covid-19fdashbaVaksina


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Greqi/ Qytetari i dehur plagos me armë 4 persona dhe më pas i dhunon

Greqi/ Qytetari i dehur plagos me armë 4 persona dhe më pas i dhunon

Çfarë ndodhi? Franca do të tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Çfarë ndodhi? Franca do të tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia

Horoskopi për ditën e enjte, 13 maj 2021

Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com