Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 ne Greqi.
Autoritetet Shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve në shtetin fqinj janë regjistruar 2,255 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu, për shkak të COVID-19 në Greqi kanë humbur jetën dhe 39 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë arrin në 627.314, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,394 vdekje./ Opinion.al