Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri pak pas mesantës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas Policisë dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Enis Sanxhaku dhe Noa Mato, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al