Në takimin e mbajtur sot me demokratët në kuadër të asaj që e quan “Foltorja” e demokratëve ish*kryeministri, Sali Berisha, tha se Lulzim Basha nuk është lider duke theksuar se ai shkelmoi të gjithë miqtë e tij të PD për karrigen e tij.
Berisha ndër të tjera, e etiketoi Bashën si ish-kryetari i Partisë Demokratike, duke lënë të nënkuptuar se aksioni i tij ka pikërisht si qëllim largimin e tij nga drejtimi i PD.
“Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij.
I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen”, tha Berisha.