Pasi Presidenti Meta ditën e djeshme dekretoi kabinetin “Rama3”, Partia Socialiste duket se nuk ka ndërmend që të presë dhe ditën e nesërme do të mbahet seanca për miratimin e qeverisë së re.
Mësohet se në orën10:00 të paradites së nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës.
Kujtojmë që ditën e martë, Presidenti Ilir Meta shpalli dekretin për emërimin e të gjithë Këshillit të Ministrave.
Para se të firmoste dekretimin e qeverisë së re, Meta ka marrë informacione nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK nëse ndonjë nga ministrat e propozuar kishte probleme me ligjin.
Pas votimit në Kuvend, qeveria e re pritet të paraqitet te Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht nga puna.