Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela Merkel, avokatja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

2021/09/13 at 1:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse Angela Merkel zgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

Mesazhet e pritshme të kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë dhe si do të vazhdojë “Procesi i Berlinit” pasi iniciatorja Merkel të mos jetë më kancelare?


Angela Merkel, e para grua kancelare në historine e Gjermanisë dhe e dyta për shërbimin më të gjatë në këtë detyrë pas kancelarit Helmut Kohl, mbetet avokatja e fuqishme e integrimit në Bashkimin Europian. (BE) të Ballkanit Perëndimor, (BP). “Gjashtë vendet e BP i shoh, për arsye strategjike, si anëtare të ardhshme të BE. Është në interes të BE që ta ꞔojë procesin përpara”, tha kancelarja Merkel, kur mirëpriti në Berlin, më 5 korrik të këtij viti, samitin e tetë të BP në kuadër të ” Procesit të Berlinit “, nismës diplomatike të inicuar nga vetë ajo 7 vjet më parë.

Duket se është pikërisht ky qëndrim i palëkundur për domosdoshmërinë e hyrjes së BP në familjen europiane që e ka nxitur Angela Merkel të ndërmarrë një tur ballkanik dyditor, në mbyllje të mandatit të saj të katërt dhe të fundit si kancelarja federale gjermane.

Ajo do të qëndrojë të hënën (13.09) fillimisht në Beograd ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile të BP dhe të martën në Tiranë, ku do të takohet me krerët e qeverive të Bosnjë-Herzegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, si edhe do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Rama.

Kancelarja Merkel – besim dhe respekt në rajon

Vlera dhe domethënia e qëndrimit në Beograd dhe Tiranë të kancelares Merkel shihen si me më rëndësi, sesa takimet e lamtumirës. “Kancelarja Merkel, përfaqëson një personalitet të madh që ka lënë vulën e saj, që ka ngjallur besim e respekt në 16 vite në këtë detyrë. Gjermania vlerësohet nga shqiptarët si një nga partnerët më të mëdhenj dhe kancelarja Merkel si një nga  përfaqësueset më të shquara të Gjermanisë në 30 vitet e fundit. Edhe në vendet e tjera të rajonit ka të njëjtën optikë si kjo e shqiptarëve,” thotë për DW, historiani dhe politikani i njohur, prof. Paskal Milo, ish Ministër i Jashtëm.

Ai thekson që edhe pse ky tur ballanik ka në vetvete “shijen e një lamtumire” ai nuk është vetëm i tillë. “Merkel ka pasur një rol të veçantë në vendet e BP, jo thjesht nga pozita e saj si kancelare e Gjermanisë, por edhe si individ e personalitet që ka ngjallur besueshmëri tek qeveritë dhe mjediset politike problematike të rajonit. Emri i saj është  i lidhur me një nismë konkrete, me ” Procesin e Berlinit”. Vendet e BP i kanë respektuar dhe vlerësuar mendimet e qëndrimet e saj për këtë nismë. Ajo me të drejtë shkon në Beograd dhe vjen nesër në Tiranë për të bërë edhe një bilanc të kësaj nisme dhe pse jo, të japë edhe këshilla për të mos e ndërprerë apo devijuar “Procesin e Berlinit” në forma dhe mënyra të tjera,” thotë për DW, prof. Paskal Milo.

“Procesi i Berlinit”: Pritshmëritë dhe realiteti

Shtylla kurrizore e këtij procesi, është nxitja e dialogut dhe bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor para integrimit të tyre në BE, ku ngritja e Tregut të Përbashket Rajonal deri në 2024 përbën një prioritet.

Adrian Haꞔkaj, Drejtor i Institutit për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim, koordinator i Forumit,”Tirana Connectivity” që funksionon në kuadër të “Procesit të Berlinit” thotë për DW, se ky proces ” ka ndërtuar identitetin e tij përmes takimeve të shpeshta në nivel të lartë mes krerëve të shteteve dhe të qeverive të BP dhe atyre të BE. Por ky proces nuk ka pasur as buxhet, as institucione dhe as kuadër ligjor. Impaktin e ka dhënë përmes nismave ku më të rëndësishmet janë procesi i zgjerimit dhe axhenda e ndërlidhshmërisë, konnektivitetit apo të Mini-Schengenit ballanik apo “Open Balkans”, thekson ai.

”Për pasojë rezultatet e prekshme perceptohen përmes përgatitjes së Planit Ekonomik dhe për Investime (PEI), prej 9 miliardë eurosh, jo mjaftueshëm për nevojat e rajonit të prezantuar nga Komisioni Europian, Tregut Rajonal të Përbashkët ose ndërtimit të një doktrine të BE ku konektiviteti, ndërlidhshmëria është instrument i rëndësishëm gjeopolitik. Në komponentin e bashkëpunimit rajonal, “Procesi i Berlinit” ka kontribuar në rritjen e nismave që vijnë prej vendeve të BP si psh Mini Schengeni dhe “Open Balkans” thotë për DW, Adrian Haꞔkaj.

Tregu i Përbashkët Rajonal dhe nisma “Open Balkans”

Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonalderi në vitin 2024, për të cilin janë zotuar të 6 vendet e BP, konsiderohet nga Gjermania si parakusht vendimtar për të realizuar Planin Ekonomik dhe për Investime të BE për këto vende. Edhe pse në parim Gjermania përshëndet ”ꞔdo bashkëpunim rajonal në BP” ajo i jep rëndësi atij bashkëpunimi rajonal që përfshin dhe është i hapur për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë optikë nisma “Open Balkans” ku merr pjesë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia zbehet përballë gadishmërisë së së 6 vendeve të BP për të ngritur Tregun e Përbashkët Rajonal

“Një arsye e rëndësishme pse kancelarja Merkel qëndron sot në Beograd dhe nesër vjen në Tiranë është që kryeministri shqiptar Rama dhe presidenti i Serbisë, Vucic janë nismëtarët e projektit “Open Balkans” dhe ajo dëshiron të japë disa këshilla që nisma ballkanike të mos përjashtojë, por të kombinohet e të integrohet me nismën e saj të “Procesit të Berlinit” thotë për DW, prof. Paskal Milo.Merkel dhe Rama para samitit të Procesit të Berlinit, 29.04.2019

Situata në rajon dhe mesazhet e pritshme të Merkel

Kancelarja Merkel pritet t’u japë këshillat e saj krerëve të BP, kur situata në rajon dhe në BE nuk është favorizuese për progres në proceset integruese. “Ku më shumë e ku më pak në BP nuk ka reforma thelbësore për të luftuar fenomenet tashmë kronike të korrupsionit, të krimit të organizuar, të mungesës së shtetit ligjor, të informalitetit, të varfërisë e të emigracionit. Qeverisjet e këtyre vendeve janë ende larg standarteve të demokracisë funksionale evropiane. Nga ana tjetër kriza e vetë BE, sidomos ajo institucionale e lidhur me vendimmarrjen si dhe koniunkturat e brendshme politike në disa vende anëtare krijojnë pengesa shtesë dhe të paparashikuara, aq sa krijohet përshtypja se integrimi i vendeve të BP në BE mbetet një ëndërr e largët, ” thotë për DW, prof. Paskal Milo.

Gjithsesi pritet që kancelarja Merkel të japë mesazhet e saj edhe në një situatë të tille jo të favorshme. “Mendoj që Kancelarja Merkel do të japë mesazhe për thellimin e  reformave demokratizuese dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjes me durim të mosmarrëveshjeve nga konfliktet e vjetra mes vendeve të rajonit. Ajo do të theksojë respektimin e frymës së “Procesit të Berlinit” dhe angazhimin për zbatimin e projekteve të miratuara. Nuk shpresoj që do të mund të tregohet entuziaste për “Open Balkans “. Besoj që do të tërheqë vëmëndjen për rrezikun që përfaqëson një ndërhyrje e shtuar e aktorëve të tretë të jashtëm në rajon, si Rusia, Kina, Turqia etj për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të tij. Dhe së fundi zonja Merkel do të përpiqet që përtej slloganit të konsumuar të Brukselit se “e ardhmja e vendeve të BP është në BE”, t’u japë bashkëbiseduesve të saj në rajon shpresa të bazuara përmes hapave konkrete dhe një kalendar optimal.” Thotë për DW, prof. Paskal Milo.Ardian Haçkaj

Post-Merkel: A do të vazhdojë “Procesi i Berlinit”?

Kjo është një pyetje thelbësore për të cilën ka disa skenarë. “Ka konsensus për vazhdimin e “Procesit të Berlinit” në një formë ose tjetër: psh përmes PEI, të jetë nën kujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit apo nën kompetencën e vendeve të BP. Sidoqoftë, që ky proces të ketë sukses duhet mbështetja e BE me buxhet dhe harmonizimi BE-BP për planet zhvillimore dhe të reformave. Kusht tjetër është legjitimiteti dhe llogaridhënia përballë qytetarëve të BP. Në këtë kontekst mbi 20 organizata të specializuara nga 6 vendet e BP i kanë dërguar një letër të hapur organeve të BE, ku i kërkojnë rritje të transparencës, llogaridhënies për fondet e BE dhe një zë më të fuqishëm të qytetarëve në tavolinat ku merren vendimet per PEI”, thotë për DW, Ardian Haꞔkaj./DW

Etiketa: merkel


Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Aksident brenda tunelit te sheshi “Shqiponja”, makina kthehet përmbys

Aksident brenda tunelit te sheshi "Shqiponja", makina kthehet përmbys

Abuzim gjatë kohës së Covidit/Veliaj i heq licencën kompanisë që ka Unazën

Abuzim gjatë kohës së Covidit/Veliaj i heq licencën kompanisë që ka Unazën

“U përpoq të më përdhunonte”, 57-vjeçari djeg me acid një 63 vjeçare

"U përpoq të më përdhunonte", 57-vjeçari djeg me acid një 63 vjeçare
















TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com