Tre persona, babai dhe dy djemtë e tij, të shpallur në kërkim nga policia, janë arrestuar pasi akuzohen se kanë pasi kanë plagosur rëndë me dashje një 44-vjeçar.
Bëhet me dije se është vënë në pranga Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë.
Më datë 30 korrik, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta persona, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.
Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje“, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Opinion.al