Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demkratike.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar mbi vendimin e përjashtimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar.
Kujtojmë që mbledhja filloi ditën e sotme rreth orës 11:00.
Deputeti edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e Bashës duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.
“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj./Opinion.al