Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, nga të cilat sot mbushen 20-vjet.
Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Basha thekson se vazhdojmë të qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave
“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.
Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona,” nënvizoi kreu i opozitës.