Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debatet në PD/Leskaj: Vendim i gabuar! Alibeaj: Nuk jemi në funeral

2021/09/10 at 2:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Djegia e mandateve, diskutimet brenda PD-së dhe një provokim nga Rama

Mbledhja e grupit parlamentar të PD një ditë më parë është shoqëruar me diskutime mes deputetëve që kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit Basha për përjashtimin e Berishës nga ky grup.


Gazeta “Panorama” ka zbardhur diskutimet, ku në mbrojtje të fortë ndaj Berishës kanë dalë deputetët Leskaj dhe Flamur Noka, ndërkohë që Enkelejd Alibeaj është shprehur se vendimi duhej marr.

Bujar Leskaj: Ky është një vendim i gabuar. Kundërshtari ynë është Edi Rama dhe nuk duhet të shikojmë të gjejmë armiqtë brenda vetes. Ju jeni kryetari legjitim i Partisë Demokratike, por vendime të tilla duhet të jenë të konsultuara. Ne duhet të mbledhim forcat, t’i bashkojmë ato dhe jo të përçahemi. Vendimi që ke marrë e përçan Partinë Demokratike.

Jo vetëm me Berishën, po bëtë gabim edhe me largimet e tjera. Ju zhvilluat një garë brenda partisë me një program, platformë dhe jeni kryetari legjitim. Por vendimet e marra më pas duke përjashtuar edhe Presidentin Bujar Nishani janë të gabuara. Doktor Berisha e ka nisur betejën e tij dhe çështja e tij nuk e penalizonte marrëdhënien e PD-së me SHBA. Ne nuk duhet të pozicionohemi kundër SHBA, por nuk duhet të përçajmë PD.

Enkelejd Alibeaj: Sot nuk është funeral. Nesër do të ndriçojë dielli përsëri. Nuk jam dakord me parafolësit që kundërshtojnë vendimin. Vendimi duhej marrë dhe duhej marrë vetëm nga kryetari. Ky është një moment historik për PD dhe për ju si kryetar. Do të duhet ta kapërdijmë këtë moment, dielli lind përsëri.

Flamur Noka: Ta thashë edhe në zyrë (me tone të larta). Ky vendim që ke marrë ti, nuk i sjell asgjë të mirë Partisë Demokratike. Ky vendim e përçan Partinë Demokratike. Ne nuk mund të fshijmë historinë e PD-së. Të mos harrojmë kontributin e Berishës në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA. Mbi vlerat amerikane u themelua PD, jetoi 30 vjet. Busulla ka qenë një dhe një, e Sali Berishës dhe PD, orientimi euroatlantik.

Në lidhje me vendimin e sekretarit Blinken, Berisha mbajti një qëndrim të vetin. Ka kërkuar që të mos përfshihej PD në betejën e tij. Por largimi i Berishës është mohim i historisë. Është të mohosh suksesin e kësaj force politike. Është vendim individual, jo i PD-së. Mohimi i Sali Berishës është mohim i PD. Me këtë vendim, po i jepni PD goditje të rëndë. Po i jepni Ramës atë që ai ëndërronte. Vendimi duhet të shkojë për referendum në anëtarësi.

Luciano Boci: Vendimi është i rëndë, por duhet të shohim çfarë të bëjmë nesër në kuptimin strategjik. Sepse vendimi mund të merrej jashtë partisë. Ta bënte KQZ dhe jo ne.

Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin.

Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës.

Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë.

Etiketa: debatePD


Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit
Bota

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

13 Gusht, 2025 5:26 pm
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Rajoni

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13 Gusht, 2025 5:08 pm
“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës
Aktualitet

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

13 Gusht, 2025 4:48 pm
Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore
Aktualitet

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

13 Gusht, 2025 4:39 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

13 Gusht, 2025 4:02 pm
Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital
Aktualitet

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

13 Gusht, 2025 3:41 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

13 Gusht, 2025 3:36 pm
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

DPT: Asistohen mijëra tatimpagues në vend gjatë muajit korrik

13 Gusht, 2025 3:25 pm
Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar
Kryesore

Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

13 Gusht, 2025 2:50 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve

13 Gusht, 2025 2:23 pm
Para
Vendimi i qeverisë, Shqipëria ble një tjetër sasi vaksinash Pfizer

Hapet konkursi për punësimin e infermierëve

COVID-19/ Konfirmohen 2 rastet e para me variantin Delta në Kosovë

Kosovë/Shifra të larta vdekjesh, 30 viktima në 24 orë nga Covid

Danimarka vendi i parë në botë që heq të gjitha kufizimet ndaj Covid

Danimarka vendi i parë në botë që heq të gjitha kufizimet ndaj Covid
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit
13 Gusht, 2025

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën...

Lexo më shumë

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
13 Gusht, 2025

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë,...

Lexo më shumë

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës
13 Gusht, 2025

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar...

Lexo më shumë

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore
13 Gusht, 2025

Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com