Ashtu siç kishte paralajmëruar Sali Berisha ka mbërritur sot në kuvend. Ai është pritur nga mbështetësit e tij të cilëve u është drejtuar me fjalët: “Sot nis beteja jonë”. Berisha është ulur në rreshtin e parafundit në kuvend, pranë deputetëve Tritan Shehu dhe Petrit Vasili. Ndërkohe, deputetët Edi Paloka dhe Flamur Noka e kanë pritur ndersa ka mberritur ne kuvend. Ai është shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu edhe në dalje të kuvendit ku sërish e prisnin mbështetësit e tij.
“Jam më i votuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur interesin kombëtar të kobmit shqiptar për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimit, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Ajo që ndodhi është fiks një marrëveshje Rama – Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar”, tha Berisha për mediat./Opinion.al