Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arifi: Së shpejti identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë

2021/09/09 at 8:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arifi: Së shpejti identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut duke filluar nga dita e enjte ka shpallur tre ditë zie pas zjarrit që përfshiu të mërkuren Spitalin modular në Tetovë, ku po trajtoheshin të prekurit nga koronavirusi. Në këtë incident humbën jetën 14 vetë, ndër to pacientë dhe familjarë të tyre. Zëri i Amerikës intervistoi Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për këtë ngjarje të rëndë.


Zëri i Amerikës: Zonja Arifi, çfarë dihet deri më tani për shkakun e zjarrit?

Teuta Arifi: Sa i përket shkaqeve të zjarrit, gjithsesi është një çështje që është marrë nga hetuesia dhe prokurori i përgjithshëm, i cili e ka për obligim që të bëjë hetimin e kësaj ngjarje. Prandaj, derisa nuk jepen të dhënat zyrtare pikërisht nga këto institucione të cilat kanë për detyrë që të bëjnë hetimet e duhura në lidhje me këtë rast, është shumë e qartë që ne nuk mund të japim ndonjë deklaratë tjetër. Por, ajo që mund të thuhet është se bëhet fjalë për një tragjedi të përmasave të mëdha dhe me pasoja serioze për qytetarët tanë.

Zëri i Amerikës: Qeveria në Shkup njofton se ka pranuar ndihmë nga jashtë lidhur me zhvillimin e hetimeve mbi incidentin mbrëmë në Tetovë. Këto hetime që sapo diskutuat, a janë të veçanta nga hetimet që ka nisur prokuroria e Tetovës?

Teuta Arifi: Siç u informuam zyrtarisht nga mbledhja e sotme e qeverisë, domethënë nga shtetet mike është ofruar që të ndihmohet procesi i hetimit edhe nga institucione ndërkombëtare. Meqenëse hetimi udhëhiqet nga kryeprokurori shtetëror dhe normalisht prokurorët e lartë dhe prokurorët e nivelit themelor të Tetovës, gjithsesi do të duhej të kishte një bashkëpunim në këtë drejtim, aq më tepër përsa i përket edhe rezultateve të cilat janë gjithnjë e më shumë të pritura nga të gjithë ne për të gjetur dhe për të pasur të qarta arsyet, shkaqet e kësaj situate.

Zëri i Amerikës: Si rezultat i përmasave shkatërrimtare të zjarrit është thënë që do të jetë e vështirë të identifikohen disa nga viktimat. Sa ka ecur puna për identifikimin e trupave?

Teuta Arifi: Nga informacionet që kemi është fjala për 14 viktima dhe për disa prej tyre është duke u zhvilluar procesi i identifikimit përmes ADN-së. Dhe ne jemi informuar që ky proces do të duhej që të përfundonte deri ditën e nesërme (të premten). Megjithatë, janë institucionet e mjekësisë ligjore në Shkup, të cilat duhet ta përfundojnë këtë proces sa më shpejt.

Zëri i Amerikës: Zonja Arifi, spitalet modulare, siç është ky në Tetovë që u përfshi nga zjarri, u ndërtuan me ngut për shkak të pandemisë së COVID-19. A do të hetohen standardet e këtyre strukturave?

Teuta Arifi: Që nga paraqitja e koronavirusit dhe situatës së krijuar nga ky virus, ka më shumë spitale modulare të ngjashme me spitalin e Tetovës. Të gjitha këto spitale janë ndërtuar në bazë të një ligji special, i cili është votuar në parlament për të bërë të mundshme vendosjen e këtyre spitaleve modulare. Gjithsesi, procesi i hetimit, besoj se përfshin një gamë të gjërë të të gjitha pistave dhe të gjitha aspekteve të funksionimit për një qëllim, për të gjetur shkakun se pse e gjitha ka përfunduar me një tragjedi të këtyre përmasave dhe që për ne është normalisht një dhimbje e madhe.

Zëri i Amerikës: Po shtohen kërkesat për llogari-dhënie, veçanërisht nga opozita shqiptare, pas tragjedisë së Tetovës. A u bashkoheni këtyre thirrjeve dhe çfarë natyre mund të ketë kjo përgjegjësi?

Teuta Arifi: Ne jemi tani në dhimbje të madhe dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që të gjithë të bashkohemi në këtë dhimbje të madhe që e kemi ndaj vëllezërve dhe motrave tona, të cilët sot për fat të keq nuk janë në mesin tonë. Normalisht që edhe çështjet e natyrës së përgjegjësisë janë të gjitha pjesë e punës. Mirëpo kjo varet nga rezultatet e hetimeve, të cilat duhet të përfundohen, dhe në bazë të saj, normalisht edhe të jepet llogari për çdo lloj lëshimi, i cili mund të kishte pasoja të rënda./VOA

 

 



Ju sugjerojmë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

8 Gusht, 2025 10:05 pm
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
Bota

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

8 Gusht, 2025 9:26 pm
Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Bota

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 Gusht, 2025 6:56 pm
Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Bota

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

8 Gusht, 2025 6:38 pm
Para
Ky vendim ka lidhje me politikën? Berisha: Shumë variante dalin, por…

Berisha: Basha nën presion, duhej të konsideronte dorëheqjen e tij

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"

Berisha pritet me duartrokitje/A do e lërë mandatin? Ja si përgjigjet

Berisha: Nesër do të jem në kuvend, Basha duhej të mblidhte Kongresin
















TE FUNDIT

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
8 Gusht, 2025

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
8 Gusht, 2025

Një zjarr i madh në veriperëndim të Los Anxhelosit ka detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
8 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com