Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi strehonin emigrantë të paligjshëm me qëllim largimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Të arrestuarit janë Gëzim Hoxha 53 vjeç dhe Xhoi Hoxha 24 vjeç, banues të Karbunarë, babë e bir, të cilët i pajisnin emigrantët me dokumenta të dyshuara të flasifikuara. Në kuadër të operacionit të koduar “Passport”, janë sekuestruar edhe 5600 euro, para që përdoren në Bangladesh, 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 6 aparate celularë, 1 laptop dhe 1 automjet.
“Këta shtetas, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të strehuar klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi policia./Opinion.al