Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat, pasi i është gjetur armë automatik dhe fishekë në banesë. Policia bën me dije se është arrestuar Kleandro Korçari banues në Berat.
“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
37-vjeçari tashmë akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al