Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, PD: Krizë e thellë besimi

2021/09/08 at 1:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, PD: Krizë e thellë besimi

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me  raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili thotë se besimi i biznesit tek ekonomia ka rënë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Jorida Tabaku, shkruan se kjo është rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  pasi vetëm 37.6 % e bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.

Më tej, Tabaku shkruan se arsyet kryesore janë taksat e larta që prodhojnë korrupsion, monopol e oligarki.

“Rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  37.6 %  bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.

Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.

Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

–     60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga everia. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

–    Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.

33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

–        Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin.

Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen”, shkruan Tabaku./Opinion.al

Etiketa: PDtabaku

Ju sugjerojmë

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Para
Donald Trump ndryshon profesion, do komentojë ndeshjen e boksit

Donald Trump ndryshon profesion, do komentojë ndeshjen e boksit

Pengmarrja në Fier, tekniku u thirr për të rregulluar lavatriçen por…

Pengmarrja në Fier, tekniku u thirr për të rregulluar lavatriçen por...

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim: Më shumë investime për shqiptarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim: Më shumë investime për shqiptarët

TE FUNDIT

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com