Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

2021/09/07 at 11:17 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

Ghizaal,  një avokate 40-vjeçare nga Kabuli është një prej shtetasve afganë që janë strehuar në Shqipëri. Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se kjo është herë e dytë që ajo detyrohet të largohet nga vendi, pas ikjes në vitin 1992, kur ishte vetëm 12 vjeçe.

“Emri im është Ghizaal Haress. Jam nga Kabuli. Jam 40 vjec dhe jam avokate.”

Ghizaal Haress është një grua e shoqërisë afgane që gjatë jetës së saj i ka ikur 2 herë regjimit talebanez. Kështu i kujton ajo ditët përpara se të hipte në avionin e evakuimit afro dy javë më parë.

“Ishte shumë interesante dhe tragjike po ashtu sepse gjërat ndodhën shumë shpejt. Ishte e vështirë të kuptoje cfarë po ndodhte apo të ruaje sensin e kohës. Mbaj mend në 12 gusht po flisnim se si po avanconin talebanët drejt Kabulit. Dhe po mendonim për alternativa, c’duhet të bëjmë në rast se avancojnë më shumë. Më 15 gusht ata hynë në Kabul”, thotë ajo.

Profili i saj publik, i një gruaje që ishte shkolluar në perëndim dhe kishte mbajtur pozicione të larta qeveritare vuri në rrezik jetën e saj dhe të familjes.

“Gjëja e parë që bëra për shkak të profilit tim, punës në qeveri dhe me fondacionin ‘Shoqëria e Hapur’ ishte të largohesha nga shtëpia bashkë me familjen dhe kolegët, drejt një vendi të sigurtë. Për rreth një javë kam qendruar e fshehtë. Fondacioni ku punoj arriti të na largojë prej aty. Shkuam në Abu Dhabi për 1 javë dhe më pas erdhëm në Shqipëri”, tregon.

E pyetur nëse priste  që pas 20 vjetësh talebanët do të merrnin në dorë pushtetin kaq shpejt dhe kaq thjeshtë, ajo tha: “Aspak. Kur ndodhi e patëm të vështirë ta besonim. Unë isha refugjate në vitin 1992 kur isha vetëm 12 vjec. U largova nga Afganistani në të njëjtën mënyrë. Kur u kthyem në vitin 2002 gjërat kishin ndryshuar. Kishim kushtetutë, qeveri të re. parlament dhe president të zgjedhur. Gratë mund të shijonin të drejtat e tyre, mund të shkonin në shkollë ose të punonin. Unë isha një nga ato që shkova në universitet pasi talebanët humbën. Fitova edhe një bursë që të kryeja studimet për master jashtë vendit. Ishin ndryshime thelbësore ato mes regjimit të talebanëve në vitet ‘90 dhe atë të qeverisë pas 2001. Që t’i humbnin të gjitha këto të drejta brenda natës ishte e paimagjinueshme. Megjithatë ndryshimet filluan kur amerikanët nënshkruan marrëveshjen e paqes me talebanët duke përjashtuar qeverinë afgane. Kjo i dha shumë fuqi atyre në nivel ndërkombëtar.”

Ghizaal ndjek cdo ditë zhvillimet nga vendi saj. Ajo shprehet se lajmet që dëgjojnë nga mediat këto ditë janë dëshpëruese, dhe një tregues i qartë që Afganistani po kthehet pas në kohë të errëta. Rritja e cmimeve të ushqimeve, kartave rimbushëse të telefonit, dyqanet e mbyllura dhe pamja e grave janë vetëm disa nga ndryshimet që sollën talebanët.

“Kishte ndryshuar edhe pamja e grave. Zor se shihje gra në rrugë, por ato që dilnin ishin të shoqëruara nga meshkuj. Edhe pamja e talebanëve në rrugë, u lexohej në sy urrejtja për atë vend, për njerëzit dhe progresin që kishim bërë gjithë ato vite. Të ngjallte frikën. Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time për t’më kërkuar mua”, tha ajo.

Ghizaal tregon se raportimet nga media kanë ndryshuar shumë ditët e fundit. Përsa i përket qeverisë për të cilën po punojnë talebanët, ajo mendon se do të jetë një kthim 20 vite pas, pasi bota e braktisi Afganistanin.

“Qeverisja e talbanëve është e parashikueshme nga 3 gjëra: së pari kemi eksperiencën e regjimit të mëparshëm. Së dyti ata kanë luftuar me qeverinë dhe kanë një kushtetutë. Duke pasur parasysh këto kupton që nuk do kenë qeveri të zgjedhur. Ata përherë kanë pasur një lider suprem, dhe lideri suprem ka të gjithë pushtetin në dorë. Ne nuk do të kemi më një parlament të zgjedhur, apo sistem gjyqësor”, shprehet Ghizaal.

Kur u largua për herë të parë nga Afganistani, në vitin 1992, Ghizaal kujton që shqetësohej për gjëra fëmijësh, si lojërat me shoqet apo librat që kishte lënë pas.

“Kësaj here është ndryshe. Si adult ti kupton që ke lënë pas gjithë jetën tënde. Dhe për prindërit e mi është akoma më tragjike sepse ata po e përjetojnë këtë për herë të dytë në 30 vjet. E vetmja gjë e sigurtë për të ardhmen time është pasiguria që kam për të. Megjithatë shpresoj të jetë një e ardhme ku nuk do më duhet të merakosem për jetën time apo të afërmve të mi”, përfundon ajo./Opinion.al

Etiketa: afganëtdeshmishqiperi

Ju sugjerojmë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Rajoni

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

23 Qershor, 2025 7:47 pm
Para
Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 8 shtator 2021

Vranësira dhe reshje shiu në këto zona, parashikimi i moti për sot

TE FUNDIT

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
23 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane...

Lexo më shumë

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë reaguar duke dënuar sulmin iranian ndaj një baze amerikane...

Lexo më shumë

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
23 Qershor, 2025

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen,...

Lexo më shumë

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
23 Qershor, 2025

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com