Një operacion policor është zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në policinë e Durrësit.
Pesë persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar.
Si rezultat i operacionit të koduar “Laboratori”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; E.A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; A.S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; A.P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al