Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se është hapur spitali “Covid 3” për të gjithë personat e prekur nga koronavirusi që kërkojnë hospitalizim.
Sipas Manastirliut me postimin e bërë në rrjetet sociale njofton se një veprim i tillë ka ardhur pas shtimit të rasteve të infektimeve me koronavirus.
Njoftimi i Manastirliut:
Forca ekipit të Spitalit #Covid në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.
#MbroJetën #VaksinohuSot