Duke nisur nga sot, në çdo qendër shëndetësore në vend, rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo bën me dije se të gjithë shqiptarët nga 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë. Sipas Manastirliut, ky program i kontrollit mjekësor, është i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-COVID.
“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.”, shkruan ministrja./Opinion.al