14,268 vaksinime kundër COVID-19 janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Këto shifra janë bërë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë, OIgerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit, në Shqipëri janë vaksinuar në total 1472316 qytetarë.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 1054 raste të reja me COVID nga 7,256 testime të kryera, teksa kanë humbur jetën 3 qytetarë./Opinion.al